Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJagodina, fshati i pensionistëve, të rinjtë janë të gjithë në emigrim ...

Jagodina, fshati i pensionistëve, të rinjtë janë të gjithë në emigrim (foto e vidio)

Roskovec – Jagodina është një fshat në Roskovec ku kanë mbetur vetëm pensionistët. Të rinjtë kanë ikur të gjithë, ndërsa banorët që ende kanë mbetur aty shprehen se do të ikin dhe ata. Dramën e shpopullimit të fshatit Jagodinë e sjell Xhemil Beharaj dhe operatori Artan Mara

Ky është fshati Jagodinë në bashkinë Roskovec! Një fshat fushor dhe me mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë! Por sot ky fshat, nuk i ka shpëtuar shpopullimit masiv. Dëshmitë të këtij fenomeni i gjen kudo; rrugë pa njerëz, shtëpi e vila të kyçura, lokale pa klientë…

Të moshuarit janë të vetmit që gjen në fshat, ata sot përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë.

Largimi i të rinjve nga fshati, ka bërë që të shkatërrohet një nga sektorët kyç të ekonomisë, bujqësia. Tokat në Jagodinë tashmë kanë mbetur dierr, pasi nuk ka kush t’i punojë.

Dëshira për t’u larguar nga fshati është prezente edhe tek ata pak banorë që gjen ende në Jagodinë, të cilët tregojnë se qëndrojnë ende në Shqipëri pasi nuk u është dhënë mundësia të largohen.

Banorët në Jagodinë tregojnë se kanë humbur shpresën te politika, e cila në 30 vjet, sipas tyre, ka shkaktuar këtë që po ndodh sot./ ALB365/Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME