Humbet kontrollin mbi motomjetin dhe bie në kanal duke rrezikuar jetën nga mbytja 17 vjeçari (video)

Lushnje – Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja në rrugën që lidh qytetin e Lushnjes me autostradë. Dy persona që e kanë parë ngjarjen kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin vetë dhe e kanë ndihmuar të aksidentuarin i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.
Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i dëmtuari që u nxorr nga kanali nga persona që ishin kalimtarë u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.
17 vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.
Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut. Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.