MAGAZINË

Jennifer Aniston konfirmon romancën me Jim Curtis

Jennifer Aniston, ka bërë zyrtare në Instagram romancën e saj me Jim Curtis, duke e uruar për ditëlindje.

Aktorja  ndau një foto bardh e zi, ku shihet duke përqafuar nga pas partnerin e saj. Krahas imazhit, ajo shkroi: “Happy birthday my love. Cherished ”.

Ky postim shënon konfirmimin publik të lidhjes së tyre në rrjete sociale, pas muajsh spekulimesh dhe daljesh të përbashkëta në publik.

Aniston dhe Curtis u panë për herë të parë së bashku në korrik 2025, gjatë pushimeve në ishullin Mallorca, në Spanjë, në shoqërinë e mikut të aktores, Jason Bateman.

Në muajt që pasuan, çifti është fotografuar disa herë në New York City dhe Malibu, shpeshherë duke u shoqëruar me miqtë e afërt të Aniston, përfshirë Courteney Cox dhe Sandra Bullock.

Në gusht, ata u panë duke kaluar një mbrëmje romantike me Courteney Cox dhe partnerin e saj, Johnny McDaid.

Jim Curtis është hipnoterapeut, trajner jete dhe autor librash motivues, i cili ka mbi 20 vite përvojë në fushën e shëndetit dhe mirëqenies.

Ai është gjithashtu baba i një djali adoleshent, Aidan, të cilin e ka nga martesa e tij e mëparshme me Rachel Napolitano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button