Saturday, September 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJori Delli rrëfen si e ngacmoi Cristiano Ronaldo

Jori Delli rrëfen si e ngacmoi Cristiano Ronaldo

Modelja Jori Delli ka tërhequr vëmendjen e publikut pasi prezantua përmes një kërcimi sensual shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dikur, ajo bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, si Ronaldon dhe Neymar.

Gjatë një bisede me Dean, Jori ka treguar historinë se si ish- i dashuri i saj është bërë xheloz për CR7-ën dhe se si ky i fundit e ka ngacmuar atë.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Cristiano nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore.

Gjysmë milioni ose një milion. Më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë’.

I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georginjën. Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftë se na fliste ai ne.

Por ta dish çfarë më bëri mua ai. Ndërkohë që Neymari u tregua super profesionit, Cristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrënda sepse s’mund t’i flisja. Më prekte flokët dhe unë rrija”, tregoi modelja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME

%d bloggers like this: