Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËJorida Tabaku: Vota e diasporës duhet të ishte e garantuar

Jorida Tabaku: Vota e diasporës duhet të ishte e garantuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se vota e diasporës duhet të ishte një mundësi e garantuar dhe jo një temë që ende debatohet.

Tabaku tha se diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar dhe të ardhurat e sjella vendin tonë këtë vit ishin në kumin e tyre, gjatë samitit të organizuar nga gratë e diasporës Shqiptare.

“Të dhënat e fundit tregojnë që të ardhurat nga diaspora këtë vit kanë qënë në kulmin e tyre, të paktën për 6 muajt e parë kanë shkuar në vlerën e 440 mln euro, që janë të ardhurat e dyta pas turizmit në Shqipëri, që do të thotë që ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar nga diapsora në përgjithësi por dhe nga vajzat, gratë dhe zonjat shqiptare që jëtojnë atje. Përballeni me sfida të tjera të jashtëzakonshme por ju prapë vendosni që të jeni me zemër dhe me mendje këtu dhe të investoni këtu. Shpresoj shumë që kjo vlerë e jashtëzakonshme të përkthehet në akte konkrete nga qeveria, nga Bashkia e Tiranës dhe që në fund të këtij Samiti të dalim me disa propozime. Unë jam e gatshme që bashkë me z. Krrashi që t’i kthejmë dhe në nisma ligjore në parlament, nëse ka nisma ligjore që e mbështesin punën tuaj duke nisur me një paketë fiskale dhe me lehtësira të tjera që e bëjnë mjedisin e biznesit më miqësorë për ju.

Por nëse bëhemi të gjithë bashkë që të vijmë me disa propozime që t’i kalojmë në parlament, besoj do të ketë mbështetje bipartizane përtej kaheve politike”, u shpreh Tabaku në Samitin e grave të diasporës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME