Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKa gisht në atentatet ndaj dy mafiozëve grekë, ky është shqiptari nga...

Ka gisht në atentatet ndaj dy mafiozëve grekë, ky është shqiptari nga Berati

Zbulohen detaje lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar si të dyshuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis, të dy mafiozë grekë.

Mësohet se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi. Ka dyshime se Pajo do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva, pasi mendohet se është vrases me pagesë.

Ndërkohë, 6 urdhër-arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Ata akuzohen edhe për një tentative vrasje dhe disa shpërthime eksplozivi.

Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë.

Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME