Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKampipnati i "Dembeli më i madh" po zhvillohet në Malin e Zi

Kampipnati i “Dembeli më i madh” po zhvillohet në Malin e Zi

Kur dëgjon fjalën garë, mendja të shkon tek një ambicie për të bërë maksimumin për të fituar, në sport dhe në jetë. Por në Mal të Zi, një konkurrim i pazakontë sjell një imazh krejt të ndryshëm. Pjesëmarrësit janë në kërkim të titullit “Qytetari më dembel” i Malit të Zi. Për ta merituar këtë titull ata duhet të rrinë shtrirë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Konkurrentët në fshatin malazez të Breznës qëndrojnë shtrirë në dyshekë, në “betejën” e tyre për të fituar garën. Ky konkurs satirik nisi të mbahej 12 vjet më parë për të vënë në lojë një stereotip rajonal që i etiketon malazezët si dembelë. Organizatori Radonja Blagojeviç thotë se 7 konkurrentët, po rrinë shtrirë prej 20 ditësh.

“Ata lejohen të çohen për 10 minuta çdo tetë orë për nevoja personale dhe kaq. Ndërsa rrinë shtrirë, ata mund të lexojnë, të përdorin kompjuterin ose telefonin, por nuk mund të ngrihen në këmbë dhe as të rrinë gjysëm të shtrirë. Nuk ka rëndësi nëse shtrihen në krah apo në shpinë”, thotë ai.

Në këtë rast dembelizmi është fitimprurës, pasi fituesi do të marrë një çmim prej 1,000 eurosh. 38 vjeçarja Dubravka Aksiç, kampione e vitit 2021, kishte vendosur rekordin e mëparshëm prej 117 orësh shtrirë, i cili u thye rreth 15 ditë më parë, duke e trefishuar numrin e orëve.

“Aplikova sërish këtë vit me bindjen e miqve dhe të familjes. Nuk e di pse ata besonin se mund të fitoja përsëri këtë vit. Sot është dita e njëzetë dhe as unë dhe asnjë nga personat e tjerë të pranishëm këtu sot nuk prisnim që të zgjaste kaq gjatë. Për fat të mirë, të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë ajo.

Filip Knezeviç, 23 vjeç, nga qyteti verior Mojkovac, merr pjesë për herë të parë.

“Më pëlqen të provoj gjëra të reja dhe mendova se kjo do të ishte mundësia ideale. Natyrisht, kam shpresa të mëdha për të fituar; prandaj erdha. Ka shumë motivim dhe kohë të lirë dhe ndihem mirë këtu”, thotë ai.

Rregullat janë të rrepta dhe sipas tyre edhe të rrish gjysmë ulur konsiderohet shkelje dhe arsye për skualifikim të menjëhershëm. Në garat e mëparshme, pjesëmarrësit shtriheshin nën një pemë, por për shkak të motit të keq këto dy javë ata u zhvendosën në një kabinë prej druri. /VOA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME