Kanceri i Qafës së Mitrës & rëndësia e vaksinimit

Kanceri i Qafës së Mitrës & rëndësia e vaksinimit kundër HPV për parandalimin e tij Kanceri i qafës së mitrës shfaqet kur qelizat e kësaj zone rriten në mënyrë jonormale dhe përhapen në indet dhe organet e tjera të trupit. Në raste kur është invaziv, ky kancer përhapet në thellësinë e indeve të qafës së mitrës dhe mund lëshojë metastaza edhe në pjesë të tjera të trupit si në mushkëri, mëlçi, fshikëz, vaginë dhe rektum (zorrën e trashë). !!Simptomat
Rekomandohet që të kontaktoni menjëherë mjekun në rastet se keni simptomat si:
✓Gjakderdhje vaginale jonormale midis menstruacioneve, pas marrëdhënieve seksuale apo pas menopauzës;
Sekrecione jo të zakonshme vaginale;
✓Dhimbje abdominale Dhimbje në zonën e legenit Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale etj
!! Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës Pothuajse në të gjitha rastet e diagnostikimit me kancer të qafës së mitrës, pacientet në të njëjtën kohë janë të infektuara edhe me virusin HPV i cili transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. HPV
(Virusi i Papilomës Njerëzore) është virusi përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës dhe lythat gjenitale. Infeksioni i vazhdueshëm me lloje të caktuara të HPV mund të çojë në kancer të qafës së mitrës. Shumica e femrave dhe meshkujve infektohen me 15 dhe 25 vjeç, prandaj shumica e mjekëve
virusin HPV për herë të parë midis moshës rekomandojnë që vajzat të kryejnë këtë vaksinë në moshën 11-12 vjeçare. Por, kjo nuk përjashton faktin që, vajzat dhe gratë mund të bëjnë vaksinën në çdo kohë, duke filluar nga mosha 9 deri 26 vjeç. Përjashtim bëjnë gratë shtatëzëna të cilat nuk duhet të bëjnë vaksinën e HPV. Kjo vaksinë
rekomandohet të kryhet edhe nga djemtë, të cilët mund t’a kryejnë këtë vaksinë në çdo kohë duke filluar nga mosha 9 deri 26 vjec. Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës varet nga stadi i diagnostikimit të tij, por duke qenë një procedurë komplekse, në të shumtën e rasteve është i nevoshëm trajtimi multidisiplinar i kancerit, ku në varësi të stadit të sëmundjes përfshihen trajtimi kirurgjikal, trajtimin me radioterapi, trajtimin me kimioterapi ose trajtimin e kombinuar të shërbimeve të mësipërme.