AKTUALITET

Kapen 110 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohen dy persona në Athinë

Një operacion antidrogë i autoriteteve greke në Igumenicë ka çuar në sekuestrimin e mbi 109 kilogramëve marijuanë dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Droga u zbulua në një automjet tip “BMW” që kishte hyrë në Greqi nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Në mjet u gjetën 102 pako me rreth 109.4 kilogramë marijuanë të fshehura në çanta sportive.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas turk 43 vjeç, u arrestua. Gjatë hetimeve u arrestuan edhe dy shtetas grekë në Athinë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në rrjetin e trafikimit. Autoritetet greke kanë njoftuar edhe Policinë Kufitare të Sarandës, pasi dyshohet se lënda narkotike ka kaluar nga territori shqiptar përmes zonës së Konispolit. Hetimet vijojnë në të dy vendet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button