Kastro Zizo ka marrë së fundmi një çmim të rëndësishëm në Washington DC. Zyra e Senatorit Schumer nderoi artistin si Artistin e Vitit 2022, “ për kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Lajmi u konfirmua nga Kastro përmes Instagram. “Ky dhjetor festash më solli dhuratën më të bukur! Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, për arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Vlerësimi me këtë cmim u bë i mundur prej propozimit të komunitetit artistik të New Yorkut.
Me kerkesë nga zyra e senatorit të ShBA në New York, z. Chuck Schumer, eshtë ngritur flamuri në majën e ndertesës së Kongresit Amerikan në Washington DC. Ky cmim më jepet në celebrimin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Dua të shpreh një mirenjohje te thelle ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qeneë perherë një ze i fuqishëm përkrahës për shqiptaret në Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar per te drejtat e tyre jashtë ShBA-së. Një falenderim i përzemërt shkon edhe për komunitetin artistik të New Yorkut, te cilët më vlerësuan të denjë dhe propozuan Klevis Begën për ketë cmim!
Puna disavjecare në luftën kundër pabarazisë dhe diskriminimit me bazë gjinore. Përpjekjet e pareshtura për të mbështetur dhe promovuar të rinjte shqiptar dhe jo vetëm, janë ato qe më sollen perpara këtij momenti kaq përulës për mua! Kjo pasi ky cmim vjen me nje ndjesi të shtuar përgjegjesie për mua dhe shoqatën të cilën unë drejtoj;‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do të vazhdojë misionin e nisur me projekte të reja… Stay tuned!”, shkroi Kastro Zizo.