Ka paqe në familjen mbretërore, por sidomos mes vëllezërve? Mediat britanike, shkruajnë se princ Harry dhe Meghan iu bashkuan princ William dhe Kate Middleton për një darkë familjare, private në pallatin Buckingham.
Sipas burimeve, darka ishte intime dhe nuk pati asnjë fotograf mbretëror vërdallë, që do të thotë se nuk dihet ç’është diskutuar.
Kjo është hera e dytë që i shohim bashkë, pas momentit kur princat së bashku me bashkëshortet reciproke, po shihnin lulet dhe nderimet e njerëzve për vdekjen e mbretëreshës, para pallatit Buckingham.