Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Kathimerini”: Dendias i dha një mesazh delikat, por të qartë Ramës

“Kathimerini”: Dendias i dha një mesazh delikat, por të qartë Ramës

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias përcolli një mesazh shumë delikat, por të qartë në lidhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe pasojat e rolit minues që luajnë në Ballkanin Perëndimor palët e treta me axhendë revizioniste, si Turqia, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Tiranë.

Dendias megjithatë shprehu optimizmin e tij të përgjithshëm për marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe për perspektivën për të ecur përpara në çështjet dypalëshe, si nënshkrimi i marrëveshjes për t’i referuar përcaktimit të zonave detare në Hagë.

Mesazhi i Dendias ishte në fakt një përgjigje indirekte ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili të mërkurën mori pjesë në nënshkrimin e kontratës për prokurimin e 3 dronëve turq Bayraktar nga Shqipëria.

Rama tha ndër të tjera se “falënderimi nuk mjafton për mikun tim [Presidentin turk Rexhep Tajip] Erdogan” dhe shtoi se “jemi krenarë që jemi në të njëjtën anë dhe partnerë strategjikë me Turqinë”.

Dendias, i cili hëngri drekë me Ramën, tha më pas se Shqipëria ka bërë një zgjedhje kyçe për t’u bërë anëtare e BE-së dhe për t’u vendosur në thelbin e fortë të familjes evropiane. “Ky është vendi ku ne grekët besojmë se i përket. Por kjo nënkupton një sërë parametrash”, tha ai.

Dendias theksoi se Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete. “Por ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me gjithë revizionizmin. Për rrjedhojë, çdo parametër duhet t’i shërbejë idesë evropiane nga njëra anë, por nga ana tjetër nuk duhet të lejojë revizionizmin në rajon”, tha ai.

Bisedimet e tij me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka u fokusuan në përshpejtimin e dialogut mbi bazën e marrëveshjes politike ekzistuese, për arritjen e një marrëveshjeje për referimin e çështjes së kufizimit të zonave detare dhe rafteve kontinentale të dy vendeve në arbitrazh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. ©Marrë nga Kathimerini

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME