Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është angazhuar në lobimin kundër Partisë Demokratike, referuar rastit McGonigal.
I ftuar në emisionin “Now”, Meta u shpreh se kreu i qeverisë ka shkëmbyer favore të paligjshme me ish-zyrtarin e FB, gjë që sipas tij ka ndikuar edhe në marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA.
“SHBA jo vetëm kanë nis disa procese por kanë ngritur dhe komision hetimor në kongres për një drejtor. Në Shqipëri del i përfshirë kryeministri i Shqipërisë. Ky është një fakt i bërë publik nga mediat dhe një fakt publik nga dosja kur përmendet 14 herë. Edi Rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me Mcgonigal. Dhe Edi Rama ka pasur angazhimin e tij kundër atij lobistit të Partisë Demokratike.
Nuk është se ka prishur marrëdhëniet me SHBA se janë të forta, por që i ka helmuar pak, i ka helmuar.
Edi Rama është një kërcënim për lirinë e çdo qytetari shqiptar. Për sigurinë juridike për çdo qytetar shqiptar dhe për zbrazjen e çdo vatre shqiptare”, tha ai.