Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKërcënimi/ Rama: Po fituan kandidatët e opozitës, nuk u jap fonde nga...

Kërcënimi/ Rama: Po fituan kandidatët e opozitës, nuk u jap fonde nga qeveria

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në çeljen e fushatës në Elbasan. Ai ironizoi opozitën, duke e krahasuar si një “zorrë qorre”.

“E hoqa apendicitin, zorrën qorre u quaka. Tani duhet të heqim zorrën qorre të Shqipërisë në 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon dot të shkojmë përpara, por na pengon që të shkojmë shumë më shpejt përpara. Dhe ashtu siç është, na turpëron të gjithëve. Zorra qorre te Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht, botërisht.

Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat këtu që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, Xhikja, që e njohin të gjithë shqiptarët. Ne kemi vendosur që mos të kemi në këtë fazë të fushatës tribuna. Gjatësia ime më ndihmon pak, se Damiani nuk pa asgjë kur foli.”, tha Rama.

“Një mesazh kam unë. E kam shumë të thjeshtë dhe shumë të qartë. Me kandidatët e zorrës qorre që largqoftë dikush, diku, i çon në zyrën e bashkisë nuk ka bashkëpunim. Nuk ka. Nuk ka se si të ketë. Nuk ka sesi të ketë sepse arsyeja pse ata janë vendosur këtu, atje, atje…

Nuk është për ta bërë më të mirë Elbasanin apo për të bërë më të mirë Tropojën apo për të bërë më të mirë ku di unë se kë, por është për të marrë pengje dhe për të thënë që “ne dy kokat e zorrës qorre jemi shumë të rëndësishëm. Apendicitu ju vdes ndaj trajtojeni mirë apendicitin ju amerikanë se ne përndryshe e ngordhim fare këtë vend” – tha Rama që më pas shigjetoi edhe Luçiano Boçin, kandidatin e opozitës në Elbasan.

“Nuk do e ndërtojmë si kinostudion e Luçit, është më keq se Luli. Të jesh më bosh se Luli nuk e di. Më dërgon Damiani ndonjë pikante të këtij se e kam qejf shumë. Aktori ka gjetur sheshin e xhirimit për të luajtur filmin e tij. Burri i huaj atje, se më shqetëson kur janë dhe të gjatë, se kur bën nga këto nuk ke ku fshihesh. Ai i vogli i zorrës qorre i ka rënë demokratëve që ta votojnë. Bashkë Fitojmë, po me kë, me të voglin e zorrës qorre. Gjithë ai zdap, si puna ime. Del atje me gjithë kollaren, mashtruesit e kanë pikë të dobët. dhe me një ekran flasin për ndryshimin dhe çlirimin nga Rilindja” – tha Rama.

Në Elbasan, Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës që kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të arrestimit të ish-ministrave dhe deputetëve socialist për përfshirë në afera të ndryshme. Rama tha se kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që socialistët të largohen nga pushteti duke shtuar se pala tjetër mbronte personat me fletë arresti me polici.

“Thonë jo po shiko ça po bëhet po shkojnë ministra në burg dhe këta duhen hequr. Po pse? Që të vijnë ata që kur prokuroria nxirrte fletë arrest ii ruanin me polici në vend që të çonte policinë te ata”, – tha Rama. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME