Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhdukja e 2 të rinjve në Sarandë/ Dyshohet se janë groposur në...

Zhdukja e 2 të rinjve në Sarandë/ Dyshohet se janë groposur në Konispol

Kanë dalë detaje të reja për zhdukjen prej 6 prillit të dy 46 vjeçarëve, Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi prej disa ditësh në Sarandë. Mediat raportojnë se kërkimet për ta janë përqendruar në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Ka dyshime se ata mund të jenë ekzekutuar dhe groposur në këtë zonë. Mëngjesin e kësaj të diele, rreth 50 familjarë te Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht me qëllim gjetjen e trupave.

Në lidhje me këtë ngjarje burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve. Mësohet se disa persona të shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë. Madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti. Nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti, por motivi kryesor i ngjarjes dyshohet të jetë shitblerja e një toke. Personat e ndaluar kanë precedentë për çështje të mëdha narkotikësh.

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste. Megjithatë para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një sasi e konsiderueshme efektivësh e automjetesh, ndoshta për te rinisur operacionin qe prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here, i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje./abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME