Sali Berisha i drejtoi sot një kërkesë të veçantë Nuredin Dumanit, i ndaluari i policisë që po rrëfen krimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, që të rrëfejë gjithçka ai di.
“I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, të thotë krimet që ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij”.
Sipas Berishës, rrëfimet e Dumanit dëshmojnë atë që është thënë çdo ditë nga mediet dhe është denoncuar me kohë.
“I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës, të rrëfehet për lidhjet politike të deputetëve e ministrave. Vë dyshimin më të madh mbi SPAK, po bën mburojë të denoncimeve politike. S ka nevojë t’I thotë askush SPAK, po i fsheh këto“, tha më tej Berisha.