Këshilli bashkiak Fier/ Debate në mbledhjen e radhës mes Endri Jaupit i opozitës dhe përfaqsuesve socialist. (foto e video)

Fier – Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak Fier mes këshilltarit të opozitës Endri Jaupi dhe kryeatres së këshilltarëve të PS dhe kryetares së këshillit bahskiak.
Endri Jaupi, përfaqësues i opozitës në Këshillin bashkiak Fier i ka kujtuar kryetares së këshilltarëve socialistë shkeljet e ligjit dhe Kryetares së këshilit bashkiak i kujton edhe SPAK-un pasi ka shkelur ligjin në mos transmetimin live nuk e ka kryer asnjëherë që nga dita e konstituimit e deri më sot, mungesën e drejtorëve që mbrojnë projekt vendimet pasi dyshohen se kanë qënë në takimet në Athinë me emigrantë si dhe mos dhënia e 30 % opozitës dhe i ndërpritet fjala.
Po sipas Jaupit Nga fondacioni Zviceran Helvetas Albania bashki te forta si bashkia Fier do përjashtohet nga asistimi per shkak te shkeljeve , tha ai për ALB365
Nuk është hera e parë që Jaupi sjell debate në mbledhjet e këshillit bashkiak Fier gjë që i ka sjellë edhe shkarkimin nga posti i nënkryetarit të këtij këshilli disa muaj më parë


