Java e ardhshme parashikohet me ditë shumë të nxehta, sidomos nga dita e martë deri të shtunën do ketë temperatura deri në 41 gradë.
Qytetet më përveluese do të jenë Elbasani, Gjirokastra, Berati dhe Tirana.
Po kështu edhe SHBA do të njohë temperarura rekord në botë.
Sipas “Zëri i Amerikës” temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijnë deri në 53.8 gradë Celsius gjatë ditës së dielë dhe të hënë, më pas rreth 54.44 gradë Celcius deri të mërkurën.
Rekordi zyrtar botëror për temperaturën më të nxehtë të regjistruar në Tokë është shënuar po në Luginën e Vdekjes prej 56.67 gradë Celcius në korrik të 1913, por disa ekspertë i kundërshtojnë të dhënat dhe thonë se rekordi i vërtetë është prej 54.44 gradë Celcius, i regjistruar në korrik të vitit 2021.