Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET50 numri personave me simptoma helmimi në Bulqizë

50 numri personave me simptoma helmimi në Bulqizë

Rreth 50 persona, banorë të Bulqizës janë paraqitur këtë të diel në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Rastet e para që kërkuan trajtim nisën që mbrëmjen e së shtunës. Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra e lagje të ndryshme. Ata kanë paraqitur simptoma të ngjashme si temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella.

Mjekët i kanë diagnostikuar gastroenterit akut. Dyshimet janë hedhur mbi rrjetin e ujësjellësit për ndonjë bashkim të ujit të pijshëm me ato të zeza. Policia thotë se me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, – thuhet në njoftimin e policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME