Këto bimë shtëpie nuk do t’ju thahen kurrë.

Këto lloje janë perfekte për personat e zënë ose harrestarë, duke ofruar gjelbërim me kujdes minimal
Nëse jeni nga ata njerëzve që çdo bimë e shtëpisë u thahet shpejt, mos u shqetësoni – ekzistojnë disa lloje që edhe fillestarët më të pafat nuk mund t’i “shkatërrojnë” lehtë. Ka disa bimë tepër të qëndrueshme dhe rezistente, të cilat i përballojnë harresën, ujitjen e parregullt dhe kushtet më pak ideale në banesë.
Zamia dhe fiku afrikan renditen ndër bimët më falënderuese për kultivim. U kërkohet ujitje minimale, i përshtaten gjysmëhijeve dhe, për më tepër, duken dekorative dhe elegante në çdo hapësirë. Pikërisht për këtë arsye janë bërë zgjedhje e preferuar për ata që duan gjelbërim në shtëpi pa pasur frikë se java e ardhshme do t’i gjejë bimët të vyshkura, transmeton Telegrafi.
Zamia

Zamia është një bimë sukulente gjithmonë e gjelbër, e njohur gjithashtu me emrin zamioculcas. Ajo e ka origjinën nga Afrika Lindore dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në shtëpitë tona. Përveç pamjes së bukur dhe dekorative, përparësia kryesore e saj është thjeshtësia në mirëmbajtje.
Rritet më mirë në vende me dritë të butë ose gjysmëhije, në mjedis të ngrohtë, por shmangni ekspozimin direkt në diell. Temperatura optimale është 20-25°C. Nëse e blini gjatë dimrit, mos u shqetësoni nëse nuk rritet menjëherë, gjethet e reja do të çelin në pranverë.
Sa i përket ujitjes, kini kujdes: zamia nuk duron shumë ujë, ujitja një herë në muaj është më se e mjaftueshme. Edhe plehërimi duhet bërë me masë, vetëm gjatë periudhës së rritjes (vegjetacionit).
Nëse banesa juaj ka ndriçim të dobët, zgjidhni zamian! Ajo përshtatet në mënyrë të shkëlqyer në hapësira më të errëta dhe, pavarësisht mungesës së dritës, ruan pamjen e saj të freskët dhe elegante.
Fiku afrikan

Ky shkurre tropikale, në kushte natyrore mund të rritet edhe si pemë, ndërsa në vazo mbetet kompakte dhe shumë dekorative.
Nuk kërkon shumë kujdes, ujitje të rrallë, gjysmëhije dhe stabilitet temperaturash janë të mjaftueshme që të zhvillohet dhe të duket madhështor gjatë gjithë vitit.
Për shkak të gjetheve të forta dhe qëndrueshmërisë së lartë, është një nga bimët më të dashura nëpër shtëpi, sidomos atje ku bimët zakonisht nuk zgjasin shumë.
Në përmbledhje
Mjafton t’i kontrolloni herë pas here nëse toka është e thatë dhe t’u jepni pak ujë – pjesën tjetër këto bimë e bëjnë vetë. Janë perfekte për njerëzit e zënë, harrestarë ose për ata që sapo kanë filluar të zbulojnë botën e bimëve të brendshme. /Telegrafi/












