Çantat më të mira stil rruge -Vjeshtë 2026

Një çantë e mirë mund të të çojë kudo, siç u pa gjatë sezonit të vjeshtës 2026. Nga pasarela te festa e madhe? Zgjidh një “clutch” të madh. Do të lësh përshtypje? Një çantë me dorezë metalike është zgjedhja e duhur. Modeli leopard ishte shumë i përdorur për rrobat këtë sezon, por kur vjen puna te çantat e mëdha, dominonin motivet e gjarprit.Mund ta kombinosh me veshje totalisht të zeza, si ato që u panë në pasarela.
Më poshtë janë trendet kryesore të çantave për vjeshtën 2026:
Çanta gjysmëhënë
Nëse e mban kampionia olimpike Alysa Liu, pse të mos e mbash edhe ti?
Çanta Oversize Clutch
Praktike për t’u mbajtur në dorë dhe shumë stil.
Çanta me dorezë metalike
Nuk ke nevojë për bizhuteri kur çanta e jep gjithë efektin.
Çanta Bagetë
Rikthimi i Maria Grazia Chiuri-t te Fendi ka rikthyer modën e kësaj çante ikonike.
Çanta Boston
Një çantë e fortë me doreza të shkurtra, ideale për përdorim të përditshëm.
Çanta me motivegjarpri
Të dukshme dhe plot stil, këto çanta nuk kalojnë pa u vënë re.
















