Kina

Nga Përparim Kabo
“A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si pik mjalti në Europë, si edhe u shpreh Kryeministri zoti Edi Rama, në ndërhyrjen korrigjuese se Shqipëria nuk është treg i vogël, si edhe u shpreh një personalitet amerikan. Madje i tha këtij të fundit, ju do prodhoni këtu por tregu juaj do jetë Europa.”
Madhësia e një tregu matet nga vlerat monetare që qarkullojnë, nga niveli investimeve, nga shkëmbimet tregtare, nga pasuritë e rralla, nga zhvillimi teknologjik, nga prodhimi dhe shitja e patentave, etj. Dhe jo nga sipërfaqia apo popullësia. Ja përse Korea e Jugut lë pasë në disa fusha zhvillimi dhe në tregti shumë vende që janë më të mëdhenjë se ajo. A i ka Shqipëria mundësitë për të qenë një treg i madh? Të shohim disa argumente. Mineralet. Kromi ynë para 1990 shitej me valutê të lirë , por shkonte edhe në Kinë. Aso kohe thuhej nga pala kineze se ” kromi shqiptar në furrë është si gjalpi në tigan” . Minerali ishte i pasur dhe shkonte rreth 41 deri në 43% .
Studimet e viteve 1993- 94 treguan se Shqipëria kishte rezerva kromi për 200 vjetë. Ndaj duheshin ruajtur minierat dhe konservuar burimet duke moslejuar shpërdorime dhe dëmtime të pariparueshme. Kjo nuk ndodhi, industria e kromit dhe e bakrit u shkatruan. Kromi u dha me konçension dhe gjatë pandemisë covid 19, me një VKM koncensionarit ju njoh e drejta e shitjes, dhe kështu ndodhi. Kjo pasuri kombëtare tani është e një të huaji. Madje, mesa jam informuar, as renta minerale nuk paguhet më për ato zona dhe popullatēn atje. Nafta një tjetër histori dështimi.
Para vitit 1990 Shqipëria eksportonte naftë bruto. Krijoi industri të plotë, kërkim shpim, nxjerrje, rafinerim, përpunim të nënprodukteve. Kjo industri u shkatërua. Ja pse tregu zvoglohet. Kompania Bankers fiton nga pasuria jonë kombëtare, ne jo. Zotëruesi është kinez, investitor privat që vetëm fiton, ndërsa ne jo, ky realitet është humbje tregu dhe jo zvoglim. Kryeministri para pak kohe foli për shpëtimin nga Shpiragu. Besova si çdo shqiptar dhe pyesja çdo ditë një inxhinier nafte. Përgjigje të vakta, deri sa më në fund ma tha hapur.
Asgjë profesor, poshtë e më poshtë. Flluckë. Në vitin 2004, Shqipëria dhe RFGj ranë dakord në parim për investime në energjitikë dhe hidrokarbure. Gjatë vizitës në Tiranë zonja Merkel në fjalimin e saj e përmendi këtë gjë. Pala jonë heshti. Një zhgënjim për ta, dhe rreth 10 miliard investime gjermane shkuan në një vend tjetër në rajon. Tregu u zvoglua. Shqipëria me idetë e FMN do investonte për peshkim, verë dhe vaj ulliri. Në lidhje me atë që tha zoti kryeministër se
“kinezët janë tregtarë të padiskutueshëm” po i them të lexojë, ” Frymën e Ligjeve” të Montesquieu. Atje flet për filozofinë tregtare kineze. Ata pērdorin tre peshore. Një kur shesin që të ha në peshë. Një kur blejnë, e cila faturon më pak se peshon. Dhe një të rregullt kur vjen kontrolli. Një treg në një vend pa rregulla loje, me sistem drejtësie të korruptuar, ku lojën e tregut e kontrollon politika, apo faktorë të tjerë, ku politikat tatimore dhe ato fiskale, përfshi sjelljet arbitrare , e prishin klimën e biznesit, tregon se ata që vijnë nga jashtë , nuk vijnë se ky është treg i madh apo stradegjik, vijnë se përfitojnë duke zhvatur. Dhe kjo po, është filozofi e vjetër që nuk ka emër të pērveçëm. Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjalitit, po zhvillim pse nuk ka? Po varfëri pse ka? Pse pasuria kombëtare nuk është më e tillë? Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me retorik.
P.Kabo. 13 janar, 2026.









