Armando Broja po kalon një fazë shumë të bukur në jetën e tij personale. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka nisur një lidhje të re dashurie.
Lajmin e kanë bërë me dije burime të sigurta për “Prive”. Të njëjtat burime tregojnë se e dashura e yllit të futbollit është modele dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.
Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.
Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.