Kjo është gruaja që u vra nga burri në Orikum, dhe 50-vjeçari që më pas i dha fund jetës

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi mesditën e sotme vendin, ku një grua 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, dhe e dhunuar.
Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.
Ndërkohë gazetari i SYRI TV në Vlorë, Gentian Këllcciu ka mundur të sigurojë dhe fotot të gruas që u vra nga burri dhe 50-vjeccarit që u vetëvra.
Çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre dhe më herët kishin qenë drejt divorcit. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ndërsa mësohet se ata janë prindër të dy djemve të rritur.
Policia lokale bën të ditur se, rreth orës 13:30 është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore për rastin, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima,
Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën përreth banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në ambientin e garazhit trupin e pajetë të bashkëshortit, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pas ngjarjes. Arma e përdorur, një pistoletë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.











