Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKlodiana Lala: “Spiunët rusë” kanë fotografuar edhe uzinën e naftës në Patos

Klodiana Lala: “Spiunët rusë” kanë fotografuar edhe uzinën e naftës në Patos

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan se dy rusët dhe 1 ukrainas që janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh, kanë fotografuar edhe uzinën mekanike të naftës në Patos, përpos godinave të tjera në vend.

“Kanë fotografuar uzinën mekanike të naftës në Patos. Janë fokusuar sipas prokurorëve tek dyert kryesore për të marrë detaje. Kanë bazë e Pashalimanit, janë në Bënjë në Përmet, kanë Moglicën, Bovillën dhe ka vepra të tjera”.

Gazetarja Lala tregoi se njëri nga rusët, Mikhail Zorin, sipas burimeve të saj konfidenciale, ka pranuar përpara hetuesve shqiptarë se është rekrutuar nga shërbimeve inteligjente ruse.

“Mikhail Zorin ka pranuar që është kontaktuar nga shërbimi inteligjent rus për shkak të një dosje që ai kishte të hapur në Rusi. Kjo pjesë e dosjes është nën sekret hetimor, nuk është bërë e ditur në gjykatë. Ai nuk thotë që unë jam paguar për të bërë njohje të këtyre bazave apo uzinave, por kisha detyrë të fotografoja nga afër dhe të shikoja nga afër gjendjen e tyre në terren. Prokurorët dyshojnë që ai mund të jetë shtrënguar. Ai ka marrë pjesë në protestat kundër Putinit në Rusi dhe mund të rrezikonte deri në 2 vit burgim ndërkohë që ishte student i shkëlqyer. Dy personat e tjerë mohojnë në mënyrë kategorike të jenë përfshirë”, theksoi gazetarja Klodiana Lala.

Dy rusët dhe 1 ukrainas u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit pasi kishin hyrë në territorin e objektit. /tvklan.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME