Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKomisariati NR3, polici plagos kolegun me pistoletë

Komisariati NR3, polici plagos kolegun me pistoletë

Komisariatet duket se janë shndërruar tashmë në vendngjarje të krimeve. Pas rasteve të vetëvrasjes në dhomat e paraburgimit, sot në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Në ambientet e policisë, efektivi Ludian Zaimi ka plagosur me armë kolegun e tij Çaush Saliasi. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 20:45 të së hënës është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat.

Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME