Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKonfirmohen dy raste të infektuar nga Ethet e Nilit në Elbasan

Konfirmohen dy raste të infektuar nga Ethet e Nilit në Elbasan

Të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit raportohet se janë infektuar me Ethet e Nilit.

Sipas News 24 nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME