Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKonfirmohet vdekja e portierit Turkaslan: “Ishe një njeri i mirë. Pusho në...

Konfirmohet vdekja e portierit Turkaslan: “Ishe një njeri i mirë. Pusho në paqe”

Mes mijëra viktimave të tërmetit që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor, një klub që luan në kategorinë e dytë turke. Ishte klubi i tij që zyrtarizoi vdekjen e Turkaslan me një postim në Twitter: “Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan humbi jetën nën rrënoja pas tërmetit. Pusho në paqe. Nuk do të të harrojmë, ishe një person i bukur”.

Fatmirësisht gruaja dhe vajza e portierit 28-vjeçar të Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat. Në orët e fundit edhe trajneri i skuadrës Yàlmaz Vural kishte rrëfyer për mediat se ishte shumë i shqetësuar pasi portieri ishte i vetmi në ekip që nuk ishte larguar nga qyteti.

Turkaslan e filloi karrierën e tij profesionale me Bugsasspor. Për katër sezone ai luajti aty para se të transferohej te Osmanlispor. Pikërisht aty ai arriti pjekurinë e tij futbollistike. Në vitin 2020, për një sezon, ai veshi fanellën e Umraniyesporit. Pas atij sezoni mbërriti edhe transferimi i tij te Malatyaspor, skuadra e tij e fundit. Aty ku ai luajti deri në epilogun tragjik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME