Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËKonsipiracionet për portat në planetin Mars

Konsipiracionet për portat në planetin Mars

A ka një portë hyrëse në planetin Mars për krijesat jashtëtokësore? Kjo është pyetja që po ngrihet nga konspiracistët në internet, qëkur NASA publikoi një foto të re të realizuar nga sonda e saj “NASA Curiosity”.

I regjistruar nga Mast Camera (Mastcam) e eksploruesit në Sol 3466  më 7 maj, imazhi i çuditshëm duket se tregon një tunel të hapur në një sipërfaqe shkëmbore. Vetë NASA nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi këtë gjë. Por kjo nuk e ka ndalur debatin në internet mbi atë që shihet në foto.

A është ajo një portë hyrëse drejt një baze aliene në planetin e kuq? Një përdorues i mediave sociale, e përshkroi imazhin si një “formacion shkëmbor në Mars që duket të jetë një portë, ndërsa një mur aty pranë duket si artificial”. Një tjetër pretendon se atje mund të jenë fshehur të paktën 5 marsianë.

Por të tjerët ishin më praktikë, duke deklaruar se “ajo nuk është një derë e vogël, por thjesht një copë shkëmbi i thyer”. Ky zbulim vjen në një kohë që Kongresi Amerikan do të mbajë javën e ardhshme për herë të parë në më shumë se 50 vjet një seancë të hapur mbi UFO-t.

Nënkomiteti kundër Terrorizmit, Kundërzbulimit dhe Kundër Përhapjes së Armëve i Komitetit të Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të diskutojë hapur mbi këtë temë. “Populli amerikan pret dhe meriton që udhëheqësit e tyre në qeveri dhe shërbimet sekrete të vlerësojnë seriozisht, dhe të reagojnë ndaj çdo rreziku të mundshëm të sigurisë kombëtare, sidomos atyre që ne nuk i kuptojmë plotësisht”- u shpreh në një deklaratë, deputeti demokrat i Indianës, Andre Karson, kryetar i nën-komitetit.

Zyrtarët federalë publikuan verën e vitit të kaluar një raport mbi rastet e dokumentuara të të ashtuquajturave “Fenomene Ajrore të Paidentifikuara” (UAP). Duke lexuar raportin, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, ekzaminoi 144 raste të UFO-ve, por mundi të shpjegonte vetëm njërin prej tyre. / StudyFinds – Bota.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME