Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKorrupsioni rrezik kombëtar! Mazhoranca, mungesë vullneti për ta luftuar

Korrupsioni rrezik kombëtar! Mazhoranca, mungesë vullneti për ta luftuar

Nga Jorida Tabaku

Korrupsioni rrezik Kombëtar!

87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.

Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcenim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.

Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm.

Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual.

Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!

Për një kohë të gjatë kam argumentuar në çdo medium se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin ndaj nuk më bën habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët që janë përgjegjës për të.

Një rezultat që tregon më së miri se si korrupsioni tanimë është i nivele të larta.

SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit. Besueshmëria tek ai është e ulët aktualisht por pritshmëritë janë tejet të larta.

Ndërkohë që mazhoranca socialiste duhet të kuptojë se nëse thuajse 50% e shqiptarëve nuk shohin transparencë dhe për rrjedhojë korrupsion të lartë vjen sepse kjo mazhorancë nuk miraton komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Sondazhi jep rezultate që shumëkush i ka të qarta por kur këto janë të pasqyruara në shifra nevoja për ndryshim është edhe më e domosdoshme.

Aq më tepër kur raporti korrupsionit me krimin e organizuar është në korrelacion të drejtë sipas mbi 60% të shqiptarëve që jetojnë në qytet apo zonat rurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME