Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKQZ/ Ja rezultati i zgjedhjeve në 8 bashki

KQZ/ Ja rezultati i zgjedhjeve në 8 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur miratimin e zgjedhjeve të 14 majit. Fillimisht u miratua rezultati i Bashkisë së Shkodër. Aty fitoi Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”. Po ashtu, janë miratuar rezultatet e votimit për kryetarin e Bashkisë Elbasan, Kamëz, Lushnje, Fier, Berat, Korçë dhe Vlorë.

Në Elbasan, fitues u shpall Gledjan Llatja përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Po ashtu u certifikua dhe rezultati për këshillat bashkiakë. Kujtojmë se PS mori 34 mandate, Bashkë Fitojmë 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

KQZ ka certifikuar rezultatin dhe në Lushnje, ku fituese u shpall kandidatja socialiste Eriselda Sefa me 22453 vota. Po ashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS ka marrë 24 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 2, etj.

Gjithashtu u miratua rezultati për Fierin. Fitues në këtë bashki u shpall Armando Subashi me 35.309 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 33 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 5, etj.

KQZ certifikoi zgjedhjet dhe në Kamëz. Fitues u shpall Rakip Suli me 27.616 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 20 mandate, Bashkë Fitojmë 11, PD 3, PSD 2, etj. KQZ ka certifikuar rezultatet për Beratin, Korçën dhe Vlorën, ku fitues u shpallën Ervin Demo, Sotiraq Filo dhe Ermal Dredha. Gjithashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME