Banorët e shtëpisë së ”Big Brother Vip Albania 3”, Romeo, Vesa dhe Arta kanë marrë këtë të martë një surprizë shumë të bukur nga një prej ish-banorëve, Ervin Gonxhi.
Në kohën kur Ervini ka qenë pjesë e shtëpisë, të katërt ata kanë kënduar një këngë dedikuar nënës, teksti i së cilës ka qenë shkruar nga Romeo. Ervini ka dashur ka realizojë këtë këngë dhe në shtëpi sot ajo është vendosur në sfond.