Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMILista/ 1183 vende të lira pune në shtet.

Lista/ 1183 vende të lira pune në shtet.

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 në administratën publike është gjithsej 1 183. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i qeverisë dhe detajet mbi të cilat do të kryhet rekrutimi, si dhe institucionet ku planifikohet të kryhet punësimi.

Sipas vendimit, nr 62, të datës 7 shkurt 2024, “numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 është gjithsej 1183, të ndara sipas kategorive. Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 6 vende, për kategorinë e mesme drejtuese 92, për kategorinë e ulët drejtuese 217, për kategorinë ekzekutive 868.

“Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon: Shkenca juridike; Audit i brendshëm; Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike; Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë.

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e zbardhur në Fletoren Zyrtare.

Lista e institucioneve të administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2024

1.Kryeministria dhe institucionet në varësi të saj;

2.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;

3.Sistemi i ministrisë së Brendshme;

4.Sistemi i ministrisë së Mbrojtjes;

5.Sistemi i ministrisë së Financave;

6.Sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;

7.Sistemi i ministrisë së Drejtësisë;

8.Sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;

9.Sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

10.Sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

11.Sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME