Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKrimet e pretenduara të UÇK-së/ Rama: Lajmi më tmerrshëm i rremë

Krimet e pretenduara të UÇK-së/ Rama: Lajmi më tmerrshëm i rremë

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte për krimet e lufës të kryera nga UÇK-ja, si lajmi më i tmerrshëm i rremë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama deklaroi se pretendimet e Pontes se luftëtarët e UÇK-së kanë bërë trafik organesh, janë të bazuara në burime të dyshimte.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ish-prokurorja doli në pension dhe publikoi një libër për të përfituar nga shitjet.

Pjese nga gjala e Rames

Minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për Liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre, prezupozuan se kurrë nuk kishin pasur një gjë të tillë. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh. Pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UÇK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në të gjithë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze ishte se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të investiguar më tej.

Si vazhduan të mbeteshin këto akuza. Nuk do të angazhohem në spekulime. Ishin kaq interesante sa tërhoqën mendjen e Vladimir Putinit këu në Këshill. Kosaçevi, një Parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e bashkuar”, u përball me sanksione nga SHBA dhe nga BE-ja, pasi ishte i pari që në vitin 2008, dorëzoi këtu një raport për krimet e lufës. Jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës. Mocioni i tij u mor nga ky institucion dhe pretendoi se kreu hetime, në emër të Asamblesë Parlamentare. Raporti përmendnte me emër, drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve pas dhe para luftës në 1998 dhe 1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas, meqë ra fjala. Delegacioni shqiptar atëherë, këtu i pranishëm, nuk e pengoi edhe pse nuk poati asnjë provë. Jam sot në 2022 këtu. Jo sepse ne zbuluam sot se ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj. Pretendimet tërësisht të pavërtetuara nga një ish-prokurore e pushtetshme. Bazohej në burime të dyshimta. Pasi lënë punën, publikojnë libra dhe bëjnë histori të pavërteta për të rritur shitjet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME