AKTUALITETTOP-NEWS

Krimi në Orikum/ Çifti ishte kthyer për fundvit. Komshija: Nuk kemi dëgjuar zënka

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen.

640 0 d6aec5aaefd9c4019c3eb782eeba8bf6

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Orikum, ku 52-vjeçari Llogora Xhebroj ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Kjo ngjarje ka tronditur lagjen e tyre, me fqinjët që shprehen se nuk kishin dëgjuar kurrë debate nga ana e çiftit dhe se të dy ishin njerëz shumë punëtorë.

“Shumë njerëz të mirë. Shihnin punë e tyre. Shumë punëtorë. Nuk ngatërroheshin me gjëra. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë debate. U habitëm.

Ata kishin një biznesin e tyre. Punon bashkë. Kishin dy fëmijë”, u shpreh një nga fqinjët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button