Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryemadhi: Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës

Kryemadhi: Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi, deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës dhe i drejtoi atij publikisht një pyetje: Cili është investimi që është bërë në atë incenerator? Bëni transparencën, kërkojmë vetëm transparencën, – bëri thirrje kryetarja e LSI.

Në një konferencë për media, Kryemadhi renditi faktet dhe katër shkeljet e ligjit që janë bërë me këtë investim në Tiranë, ku kontraktor është Klodian Zoto dhe, edhe pse janë dhënë 129 milionë euro, nuk ka asgjë.

“Unë e përsëris, Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës.

Pse keni frikë nga e vërteta? Cili është investimi i vërtetë që është bërë në atë incenerator? Pse kanë frikë Edi Rama dhe avokati  i tij të bëjnë transparencën?

Sot qytetarët presin transparencë për investimin prej 129 milionë eurosh. Nëse ky investim do të ishte i ndershëm, Edi Rama nuk do ta kishte bërë problem të bënte transparencë. Transparencë po kërkojmë, vetëm transparencë.

Ajo që dua të theksoj, dhe është rasti përsëri për të kujtuar se në çështjen e tmerrshme të evazionit fiskal, ka të paktën katër pika, katër nene të shkelura të Kodit Penal ku përfshihet Klodian Zoto dhe e gjithë skema mashtruese fiktive.

Këto janë pikat që përshijnë krimin financiar të kryer nga 24 kompani të lidhura drejtpërdrejt me inceneratorët e Elbasanit, Tiranës, Fierit që kishin kontraktor Zoton që ka kryer të gjitha punimet.”

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=578982820327619

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME