Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryemadhi në SPAK: Dorëzova prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

Kryemadhi në SPAK: Dorëzova prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka dorëzuar fatura të tjera që kanë të bëjnë me inceneratorin e Elbasanit. Kryemadhi u mor në pyetje nga SPAK për rreth dy orë e gjysmë si kallëzuese kryesore e inceneratorit të Elbasanit. Në deklaratën për media Kryemadhi theksoi se janë grabitur me fatura fiktive 7.1 miliardë lekë, ndërsa bën përgjegjës sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

“Unë sot jam thirrur në Prokurorinë e Posaçme si kallëzuese kryesore e inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionin dhe për të dorëzuar prova të tjera që i shtohen inceneratorit të Elbasanit. Është shumë e rëndësishme që një nga arsyet kryesore për të cilat ky proces i verifikimit dhe hetimti të dosjeve të inceneratorit nuk është thjesht çështja e një individi, por e sistemit që ka funksionuar në administrimin dhe grabitjen e qytetarëve. Sot paraqita prova të tjera për vjedhjen e inceneratorit e Elbasanit.

I kam kërkuar SPAK që siç është Lefter Koka dhe komisioni i vlerësimit të ofertave edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave zoti Agaçi i cili është në shkelje të nënshkrimit  të një kontrate të paligjshme duke hartuar një vendim qeverie 907 që ka të bëjë me financimin e një kontrate të paligjshme. Në bazë të ligjit për organizmin e ligjit të Këshillit të Ministrave sekretari i përgjithshëm harton rendin e ditës në konsultim me kryeministrin, pasi bien dakord duke parë ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e akteve, miratohen në Këshillin e Ministrave. Dorëzova fatura të tjera që kanë të bëjnë me grabitjen vetëm për inceneratorin e Elbasanit. Nga një projekt i financuar prej 22 milionë eurosh nga qeveria shqiptare 7.1 miliardë lekë janë grabitur me fatura fiktive dhe fryrje punimesh. Kallëzimi është siç është Lefter Koka Alqi Bllako dhe Engjëll Agaçi”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME