Levan – 6 fëmijë janë ngujuar në një banesë në hyrje të Levanit në Fier, ndërsa nuk pranojnë të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar edhe pas dicorcit të prindërve të tyre.
Edhe pse forca të policisë, psikologë, shërbimi social i bashkisë si dhe përmbarimi mudnohen tu mbushin mëndjen ata nuk pranojnë që të shkojnë me nënat e tyre pasi baballarët njëri është arrestuar dhe tjetri është shpallur në këkrim për dhunë në familje.
Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen. Famijët janë nga 13 më i madhi e 8 më i vogli, ndërkohë që secili nga vëllezërit kanë nga 3 fëmijë dy djem e një vajzë.
Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat e fëmijë ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar femijët e nuk duan të dalin prej aty dhe për orë të tëra negociojnë.
Fëmijët kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë, pohojnë të afërmit e tyre nga frika se shkojnë nënat dhe i marrin.
Forca të policisë që pasditen e djeshme dhe në oret e para të ditës sotme kanë rrethuar babesën dhe forcërishtë kanë hyrë në banesën tre katëshe të vllezërve Hila ndërkohë që sipas familjarëve femijët kanë reaguar kundër policisë duke bllokuar dyer e dritare që ata të mos hynë në banesë. ALB365