Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKryeministri i parë shqiptar në MV/ Talat Xhaferi merr mandatin për formimin...

Kryeministri i parë shqiptar në MV/ Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi sot mandatin Talat Xhaferit për krijimin e qeverisë teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare, sipas VOX.

Gjatë pranimit të mandatit, Xhaferi tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ai po ashtu theksoi se edhe në postin e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.​

Përfaqësuesi teknik do të dorëzojë nesër në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re. Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike kanë shpallur propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e pasigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME