Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi është tek përcaktimi i kryetarëve të PS në 61 bashki.
Në mbledhje do të ketë një raportim nga kryetari dhe drejtuesi i komisionit të posaçëm zgjedhor, Blendi Klosi dhe më pas do të shkohet tek vendimet finale.
Kësaj radhe PS nuk zhvilloi zgjedhje sipas parimit një anëtar një votë. Gjithë procesi ishte një farsë me kryetarë që në finale janë thjesht të emëruar.