Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKTHIM NË IDENTITET!

KTHIM NË IDENTITET!

Nga Azgan Haklaj – Po presim vendimin e Këshillit Bashkiak të “Tropojës” për kthimin në identitet:
Heqjen e emrit sllavë Tropojë dhe vendosien e emrit shqiptar.
Propozimi ka dy emra Dardania Alpine(Malësia e Dardanisë), ose Malësia e Gjakovës.


Meqenëse grupet parlamentare të punës po hartojnë ndarjen e re administrative dhe në Malësinë e Gjakovës “Tropojë”po firmoset një peticion kërkesë për dhënien e statusit prefekturë propozojmë:


Kësaj nisme mund ti bashkohet dhe Hasi sepse historikisht është thirrur Has e Malësi nga Pashriku në Jezercë dhe në kohën e Mbretërisë Shqiptare kanë qenë një prefekturë.
Nismës për heqien e toponimeve të huaja dhe kthimin në identitet duhet t’i bashkohet pushteti lokal në gjithë Shqipërinë sepse sot mbi 20% e territorit shqiptar ka emërtim sllav por pa llogaritur emërtimet, latinisht, greqisht, bullgarisht, osmanisht.


Në vitin 1920 pati një përpjekje nga Parlamenti i dalë nga Kongresi i Lushnjes të frymëzuar nga patriotizmi dhe nacionalizmi pa patur dokumentet historike-shkencore dhe e njëjta gjë u ripërsërit në vitin 1937-të nga Mbretëria Shqiptare, por mbeti e pa realizuar sepse në vitin 1939-të u pushtuam nga nazifashistët italiano-gjermanë.


Greqia në vitin 1936-të krijoj një komision për heqjen të gjithë emrave në territorin e saj që nuk ishin në gjuhën greke.
Këtë proces e ka kryer pothuajse gjithë Europa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME