Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKualifikohet/ Anglia fiton në kohën shtesë

Kualifikohet/ Anglia fiton në kohën shtesë

Në Gelsenkirchen, Anglia mposhti Sllovakinë 2-1, në fazën e 16 më të mirave në Euro 2024 dhe arriti në çerekfinale ku do të përballet me Zvicrën. Nën kampionët e Europës panë fantazmat e eliminimit për një kohë të gjatë, në disavnatazh (për shkak të golit të Schranz në minutën e 25’ të pjesës së parë) deri në minutat shtesë.

Pikërisht në minutën e 95’ Bellingham shpëtoi Southgate me një goditje spektakolare në aktrobaci. Në minutën e parë të pjesës së parë shtesë, pastaj Kane shënoi përmbysjen dhe rrëmbeu kualifikimin me një goditje të saktë me kokë. Në pjesën e dytë, u anulua nga VAR një gol i Foden për shkak të pozicionit jashtë loje, ndërsa Rice goditi shtyllën.

Çmenduri e vërtetë ajo që ndodhi në Gelsenkirchen. Anglia rikuperoi rezultatin me aksionin e fundit të dobishëm dhe shmangu eliminimin në 1/8 që do të ishte sensacional. Sllovakia u dorëzua 2-1 pas kohëve shtesë, por skuadra e teknikut Calzona shkoi 20 sekonda nga historia. Pikërisht në këndoren e fundit, Bellingham tregoi gjithë madhështinë e tij, duke barazuar rezultatin. Për kombëtares sllovake nuk mjaftoi goli i Schranz në pjesën e parë. Reagimi anglez mori formë në pjesën e dytë, por nuk ishte i mjaftueshëm për të rregulluar situatën deri në kryeveprën e Bellingham në minutën e 95’.

Më parë, VAR i hoqi (saktë) një gol të shënuar nga Foden për pozicion jashtë loje dhe shtylla bllokoi goditjen e Declan Rice. Në kohët shtesë, Anglia kompletoi përmbysjen në aksionin e tyre të parë, me goditjen me kokë të Harry Kane. Tani në çerekfinale, Southgate përballet me Zvicrën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME