Kundërshtoi punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihet në pranga 20-vjeçari Kevin Muho.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Kevin Muho 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, duke mos pranuar të paraqesë dokumentacionin e automjetit që drejtonte.