Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë për vetëm 1...

Kurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë për vetëm 1 arsye

Kryeministri Albin Kurti thotë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje. Sipas kreut të qeverisë së Kosovës ky vendim do të jetë fuqi derisa Vuçiç të thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh gjendjen, rrethanat në të cilat ndodhemi, ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja pse që më shumë se dy vjet ai nuk e bën këtë kërkesë. Jo nëse kemi parasysh personin i cili thotë ‘masakra e Reçakut është fabrikim’ dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë , unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.

Natyrisht që nuk do t’ia jap lejën, por mbase është më mirë, le ta bëjë kërkesën njëherë, sepse tash me këtë që e thash, nuk do t’ia jap lejën, nuk e bën as kërkesën. Unë nuk e kam hallin a lodhet ai”, u shpreh Kurti në Klan Kosova.

“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje” – tha ai i pyetur për atë që ndodhi në Ohër.

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit, raporton Klankosova.tv.

Duke u ndaluar te njohjet e pesëshes së BE-së, kryeministri tha se për këtë çështje, vendin tonë e ndihmojnë shumë aleatët. 

“Neve ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë dhe unë besoj se është më mirë ta ndjekim këtë rrugë indirekte sa i përket avancimit te njohja e pesëshes. Nuk është thjesht në dorën tonë, dhe nuk besoj që do të ndihmonte që pas kësaj marrëveshje ne menjëherë t’i shkruajmë atyre. Ne i drejtohemi në çdo takim që i organizojmë.

Nuk u jam drejtuar unë personalisht me letër, mirëpo këto janë edhe çështje të ndjeshme të lobimit. Nëse unë ju tregoj se kujt i kam shkruar letër javën e kaluar, unë bëj edhe dëm, sepse menjëherë Serbia i shkruan atij shteti. Unë nuk kam nevojë të tregoj publikisht se cilit shtet i shkrova së fundi. Serbia ka rrjet të ambasadave dhe të shërbimit të jashtëm shumë më të fuqishëm se ne”, deklaroi ai.

Kreu i ekzekutivit u pyet edhe për njohjet në përgjithësi, teksa u shpreh se nuk e ka përfunduar ende mandatin.

“Po flisni vazhdimisht thua se u kry mandati, edhe tash thatë gjatë mandatit. Është gjyma e parë e mandatit. Është e vërtetë që s’kemi asnjë njohje. Nuk varet krejt nga ne, ndërsa ne kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë. Më tregoni, në fushatën e dimrit 2021, kur kam thënë Punë dhe Drejtësi, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje apo liberalizim zë vizave? Jo! Ju do të më mbani përgjegjës për premtimet, jo për dëshirat tuaja”, theksoi Kurti. /Klankosova.tv

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME