Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Kush nuk vjen, ikën nga puna”/ Presione mbi mësuesit për të shkuar...

“Kush nuk vjen, ikën nga puna”/ Presione mbi mësuesit për të shkuar në takimet e PS

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar presionin që sipas tij po u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste. Në një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një mesazh, ku denoncohet se nëse mësuesit nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna. Sipas Shkëlqim Hoxhës, këto janë manovra mjerane që nuk do ti shpëtojë dot humbjes më 14 maj.

“Asnjë manovër mjerane nuk ju shpëton nga humbja e thellë e 14 Majit! Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit. I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, – shkruan kandidati.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshkelqim.hoxha.3762%2Fposts%2Fpfbid0udtSKwfsazNDHzznq1MGm17Ctk8CjB3Rj43cHVtGrszUr2FaoictTSTmMZNWMhTFl&show_text=true&width=500

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME