Arrestohet 48 vjeçari në Lushnje, u kap duke vjedhur makinën (video)

Lushnjë – Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet, një 48-vjeçar. I arrestuari, me precedent të theksuar, për këtë krim.
Sekuestrohen mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.
Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi Gentian Kane synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Gentian Kane 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.









