AKTUALITETTOP-NEWS

42 ditë revoltë, sot protestë kombëtare para Kryeministrisë

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 42-të. Protestuesit pritet të mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet tubimi.

Organizatorët e kanë shpallur protestën e sotme si një protestë kombëtare. Mes kërkesave kryesore mbeten krijimi i një qeverie teknike, dorëheqja e kryeministrit dhe ndryshimi i klasës politike. Pas fjalimeve dhe thirrjeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button