Kylie Jenner kritikohet nga fansat për debutimin muzikor

Kylie Jenner ka hyrë në botën e muzikës me këngën e saj të parë, “Fourth Strike”, por reagimet e publikut nuk kanë qenë aspak pozitive.
Sipërmarrësja publikoi këngën të hënën nën emrin artistik King Kylie, Në refrenin e këngës ajo thotë:
“One strike, two strike, let me get the mood right / I just wanna tell you, ‘I’m sorry’”, ndërsa kënga përmbyllet me një pëshpëritje: “King Kylie”.
Megjithatë, fansat në rrjetet sociale nuk e pritën mirë debutimin muzikor të miliarderes.
“Sa turp, King Autotune,” shkroi një përdorues në X (ish-Twitter). “Të lutem hiqe nga platformat,” shtoi një tjetër. “Tingëllon si një reklamë e Sephora-s,” komentoi një tjetër ndjekës. “Zemër, qëndro te gloss-at,” shkruante dikush, duke iu referuar markës së saj të famshme të bukurisë, Kylie Cosmetics.
Pavarësisht kritikave të shumta, Kylie festoi publikimin e këngës në rrjete sociale dhe ndau me ndjekësit një video ku vajza e saj 7-vjeçare, Stormi, këndon me entuziazëm tekstin.
Ajo publikoi gjithashtu pamje nga studioja gjatë regjistrimit të vokaleve, duke zbuluar se kënga është një bashkëpunim me grupin Terror Jr – të njëjtët që në vitin 2016 publikuan hitin “3 Strikes”, që u përdor në një fushatë për gloss-at e Kylie-t.
“Në atë kohë kishte thashetheme që unë isha ajo që këndonte në sfond të ‘3 Strikes’, (do doja të isha). Kështu që mendova: pse të mos e bëjmë bashkë vazhdimin dhe këtë herë të jetë me të vërtetë ZËRI IM!” shkroi ajo në Instagram.









