Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORELAMTUMIRË ARTISTIS!

LAMTUMIRË ARTISTIS!

Nga Çun Lajçi – Lamtumirë artist!

Mirush!
Ti u mësove me këto vdekje, me këto ikje, herë t’padëshirueshme e herë t’parakohshme.
U mësove sepse tash e tre vjet, ta ndollën vdekjën; – këta të gjallët e vdekun, dhe zemra tu idhësua sa herë lëxove për vdekjën tande t’rreme!
— S’di a ke qeshë, s’di a t’u kan përlotë sytë, a vetëm rrudhat e ballit tu kan shtua, nga kronikat e zeza të njerëzve të zez, por e di se vetën e ke pyet; – kujt ia paskëm nxanë rrugën me nektarin e zanit tim, që ma dëshirojnë kaqë shumë vdekjën, këta të gjallët e vdekun!?

  • Mirush mos vërtetë ta vranë shpirtin ato ndjellje ligësishë e
    sot tu ba boll me poezitë e Mitrushit, Çajupit, Fishtës … që si ti, s’i recitoi edhe nji tjetër, që ike natën, madje para ferkut të parë, madje larg Durrësit, para se gjelat ta thërrasin dritën e ditës me kangën e tyne kokorimë!
    Mirush!
    Ma bane me hile kësaj rradhe! Ne e patëm lidhë nji besë; – me i recitua Çun Mulës, (Bajraktarit të Hotit), të kullat e tij, në gushtin që do t’vie.
  • Mos harro Lajç, se besën nganjiherë e han vdekja e nëse ajo me prenë n’besë, ti mos e kurse vetën, thuej edhe fjalët e mia për Çunin; – “kurrë e zeza s’iu ka nda, n’luftë me turk e n’luftë me shkja”!
    Brenda muajit, dy herë dola afër Shtudgardit e dy herë mu thye zemra! I kërkova kujtimet autostradave. me ty e me Zefin, n’vitët e randa për kosovarin, e ai i mbylli sytë n’Shkodër e ti harrove me marrë frymë larg Durrësit, kur deti po vinte me tallaze!?
    Zefit s’mujta me i shkua të varri, por për ty erdha me Remzi Ejupin, Kastriot Tushën e Edmond Zhulalin, se shumë dhé Kosove kemi bekua me lot, para azilantëve në vitët e dhimbjës, kur Kosova po digjej e kosovari, ai “zot e krenar” që recitoje ti, mori rrugën e ikjës për Shqipni!
    Nji grusht dhe po e hudhim sot mbi trupin tand, ne shokët tu të vargut, nga ai plisi që e patëm të përbashkët në koncertin “Kosova djep lirie” e po t’themi lamtumirë me gjysëm zani, gjysëm shpirti, se tani vërtetë do të dëshironim që vdekja jote t’ishte kronikë e rreme si ajo e para tre viteve!
  • Pusho Mirush sepse ti vërtetë kurrë s’pushove me recitime e deklamime vargjesh!

Tiranë, 06.12.2023

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME