Fier – Aksident me pasojë vdekjen e një 75 vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë Levan – Tepelenë në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Një mjet me drejtues shtetas nga Kosova ka aksidentuar për vdekje një 75 vjeçar.
Mësohet se kosovari udhëtonte së bashku me gruan pasi kishin qënë në jug për pushime dhe ktheheshin për Kosovë.
Gjatë natës nuk ka pasur shumë lëvizje automjetesh, pohuan burime policore dhe ka qënë vijtima që o ka prerë rrugën automjetit.
Policia
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi Florian Maloku, 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Hysen Ruçaj 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.
U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.